Irakianët presin rezultatet e zgjedhjeve parlamentare
Irakianët po presin rezultatet e zgjedhjeve qendrore që ishin kryesisht që qeta, por kanë rezultuar me një kthesë të madhe të përcaktimit në mes të vendosjes së marrëdhënieve më të ngushta me Iranin apo Perëndimin.
Komisioni i Zgjedhjeve, më 12 maj ka shënuar 44.5 për qind të daljes së polullatës, që është shifër shumë e ulët se 60 për qind në zgjedhjet e kaluara. Rreth 22.5 milionë njerëz kanë të drejtë vote.
Autoritetet nuk kanë raportuar incidente, por banorët dhe disa zyrtarë deklaruan se dy grupe kurde kanë shkëmbyer zjarr në një rajon.
Këto janë zgjedhjet e para parlamentare që kur Bagdadi shpalli fitore nga Shteti Islamik, duke i larguar nga territor Ii tyre vitin e kaluar.
Rezultatet zyrtare pritet të dalin më 14 maj dhe kryeministri do të zgjidhjet me negociata për koalicion, procedurë që mund të shkojë me muaj të tërë.
Posti i kryeministrit është i rezervuar për komunitetin shiitë, kryetari i Parlamentit do të jetë sunit dhe presidenca i takon kurdëve. Të gjitha postet zgjedhen nga Parlamenti.