Iraku bëhet me kryeministër të ri

08 maj 2020 | 09:45

Parlamenti i Irakut i ka dhënë fund disa muajve bllokim. Tashmë ka miratuar një qeveri të re. Ish-shefi i Inteligjencës, Mustafa al-Kadhimi, njeriu i tretë që u emërua për ta zëvendësuar Adel Abdul Mahdi që nga muaji nëntor, u betua kryeministër pas votimeve të së mërkurës në mbrëmje. Megjithatë, Kadhimi nuk do ta fillojë mandatin e tij me një kabinet të plotë. “Siguria, stabiliteti dhe lulëzimi i Irakut është rruga jonë”, ka shkruar ai në “Twitter”.

Fraksionet politike janë duke negociuar ende për kandidatët për ministritë kryesore – atë të Naftës dhe Punëve të Jashtme – derisa ligjvënësit kundërshtuan zgjedhjet e tij për tregti, drejtësi, kulturë, bujqësi dhe migracion. ShBA-ja dhe Kombet e Bashkuara mirëpritën formimin e një qeverie të re, por i kërkuan Mustafa al-Kadhimit ta fillojë punën sa më shpejt për t’i adresuar problemet e Irakut.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë e Meksikës raportoi të dje 1 982…