Iraku ekzekuton 11 persona të dënuar për terrorizëm
25 prill 2024
| 15:19
Iraku ka ekzekutuar 11 militantë të dënuar me vdekje për akuzat për terrorizëm, kanë thënë të enjten zyrtarët lokalë të sigurisë.
Ekzekutimet janë kryer të hënën në një burg në qytetin jugor të Irakut, Nassiriya dhe të gjithë të ekzekutuarit ishin shtetas irakianë, tha një oficer policie burgu dhe një zyrtar i sigurisë lokale.
Ata nuk kanë pranuar t’i bënin të ditur emrat sepse nuk ishin të autorizuar të flisnin me media.
Ata kanë thënë se 11 burrat kanë qenë të dënuar për bashkim me grupin militant të Shtetit Islamik dhe për pjesëmarrje në “aksione terroriste”, shkruan “Reuters”.