Iraku i jep mësim Serbisë, i ndan Kuvajtit qindra milionë dollarë për dëmet e luftës

02 nëntor 2021 | 11:47

Autoritetet irakiane kanë njoftuar të hënën se së fundi ia kanë paguar Kuvajtit 490 milionë dollarë amerikanë si pjesë e dëmshpërblimit për periudhën e luftës.

“Iraku pagoi 490 milionë dollarë kompensim të martën e kaluar nga shuma e përcaktuar nga OKB-ja rreth pushtimit të Kuvajtit nga regjimi i rrëzuar në vitet e ’90. Iraku do të punojë për ta paguar sasinë e mbetur të kompensimit (629 milionë dollarë) në fillimin e vitit 2022”, është thënë në deklaratën e Ambasadës së Irakut në Kuvajt, shkruan “Anadolu”.

Në vitin 1991, Kombet e Bashkuara e kishin obliguar Irakun që t’ua paguajë shifrën prej 52.4 miliardë dollarësh individëve, kompanive, organizatave qeveritare e të tjerëve që pësuan humbje nga pushtimi irakian i Kuvajtit.

Iraku e kishte ndërprerë pagesën e kompensimit për Kuvajtin në vitin 2014 për shkak të luftës kundër ISIS-it, që e kontrollonte një të tretën e vendit, por i ka rifilluar pagesat për dëmet nga viti 2018.

Shembuj të tillë ndërkombëtarë janë mësim i mirë për Serbinë, e cila edhe më shumë se dy dekada pas luftës shkatërruese në Kosovë refuzon të paguajë për dëmet e shkaktuara.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka takuar në Romë ministrin…