Iran Junior largohet nga Ulpiana
19 maj 2022
| 16:40
Futbollisti brazilian, Iran Junior e ka konfirmuar largimin nga Ulpiana e Lipjanit një xhiro pa përfunduar edicioni 2021/22.
Mesfushori ofansiv përmes rrjetit social “Facebook” ka zyrtarizuar largimin.
“Një tjetër cikël ka mbaruar. Së pari do të doja të falënderoja Zotin, pastaj presidentin e klubit dhe drejtorin Yll Jashari dhe të gjithë futbollistët për mundësinë të jem pjesë e klubit. Faleminderit Ulpiana”, ka shkruar braziliani.