Irani fillon raundin e dytë të sulmeve me raketa ndaj aseteve amerikane
08 janar 2020
| 02:29
Irani ka filluar sërish një hakmarrje të një shkalle të paparë ndaj ShBA-së.
Pas sulmit të parë ku janë shkrepur dhjetëra raketa balistike në të paktën dy baza amerikane në Irak, është njoftuar për një sulm të ri e të frikshëm.
Agjencia iraniane e lajmeve “Tasni” ka bërë me dije se një “valë e dytë e raketave iraniane janë nisur”
Ndërkohë, për situatën është alarmuar presidenti amerikan Donald Trump i cili po përcjell situatën.
Pentagoni ka njoftuar se janë sulmuar dy baza ajrore amerikane nē Irak.