Irani sulmon Izraelin, lëshon dhjetra raketa
01 tetor 2024
| 19:13
Ushtria izraelite ka njoftuar se dhjetëra raketat janë lëshuar nga Irani drejt Izraelit.
Raketat janë lëshuar nga Irani në Izrael, sipas një deklarate të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, raportojnë mediat ndërkombëtare.
Irani ka se kishte në shënjestër Izraelin të martën në përgjigje të vrasjes së liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah dhe të tjerëve.
“Në përgjigje të martirizimit të dëshmorëve Haniyeh, Seyed Hassan Nasrallah dhe dëshmorit Nilfroshan, ne shënjestruam zemrën e territoreve të pushtuara”, thuhet në deklaratë, siç citon CNN.
“Nëse regjimi sionist reagon ndaj operacioneve të Iranit, ai do të përballet me sulme dërrmuese”, tha IRGC.
SHBA kishte paralajmëruar për një sulm të ardhshëm nga Irani kundër Izraelit.