Irani goditet nga tërmeti
06 janar 2018
| 19:48
Një tërmet me magnitudë 5.1 ballë tronditi Iranin Perëndimor, në të njëjtën zonë ku nëntorin e kaluar një tërmet i fuqishëm shkaktoi rreth 600 viktima.
Sipas televizionit shtetëror të Iranit deri tani nuk raportohet për dëme në njerëz dhe dëme materiale.
Epiqendra e tërmetit ishte 21 km nga Sarpol-e Zahab në Iranin perëndimor në një thellësi prej 10 kilometrash.
Në 13 nëntor një tërmet i fuqishëm 7,3 ballë shkatërroi rajonin kufitar verior midis Iranit dhe Irakut, duke e bërë atë tërmetin më vdekjeprurës të vitit 2017.