Irani heq dorë nga zotimet e marrëveshjes bërthamore

05 janar 2020 | 20:18

Irani ka njoftuar se nuk do të zbatojë më kufizimet që përcakton marrëveshja bërthamore, të cilën Teherani ka nënshkruar me fuqitë botërore më 2015.

Përmes një deklarate është thënë se ky shtet nuk do të ndjekë kufizime në pasurim, nivelet e pasurimit, stokun e materialit të pasuruar, hulumtimin apo zhvillimin.

Deklarata është bërë publike pas një takimi që është zhvilluar nga kabineti iranian në Teheran.

Ky lajm vjen në kohën e rritjes së tensioneve, si pasojë e vrasjes së gjeneralit iranian, Qasem Soleimani nga Shtetet e Bashkuara në Bagdad.

Sipas marrëveshjes së nënshkruar më 2015, Irani është pajtuar për të kufizuar aktivitetin bërthamor në këmbim të lirimit nga sanksionet ndërkombëtare.

Presidenti amerikan, Donald Trump është tërhequr më 2018 nga kjo marrëveshje, duke thënë se dëshiron të negociojë me Iranin një marrëveshje të re, në të cilën do të përfshiheshin edhe raketat balistike./REL

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dhjetëra njerëz janë arrestuar në Hong Kong pas marshit të…