Irani i shkruan letër OKB-së: Nuk po kërkojmë përshkallëzim

14 prill 2024 | 08:07

Në një letër drejtuar shefit të OKB-së Antonio Guterres dhe Presidentes së Këshillit të Sigurimit Vanessa Frazier, Teherani ka theksuar se sulmi i tij ndaj Izraelit është një akt i ligjshëm dhe i justifikuar vetëmbrojtjeje kundër “agresioneve” izraelite.

“Si një anëtar i përgjegjshëm i Kombeve të Bashkuara, Republika Islamike e Iranit është e përkushtuar ndaj qëllimeve dhe parimeve të parashikuara në Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe të drejtën ndërkombëtare dhe rithekson qëndrimin e saj të qëndrueshëm se nuk kërkon përshkallëzim apo konflikt në rajon”, thuhej në letër.

Megjithatë, Irani paralajmëroi se do të mbrojë popullin dhe interesat e tij kundër çdo kërcënimi, ka raportuar Al Jazeera.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti Joe Biden thotë se ShBA-ja “e ndihmoi Izraelin të…