Irani, Izraelit: Mund të sulmojmë përsëri me intensitet të shumëfishuar

02 tetor 2024 | 08:34

Një komandant i lartë ushtarak iranian thotë se Garda Revolucionare është e përgatitur të nisë një tjetër sulm raketor ndaj Izraelit me “intensitet të shumëfishuar”.

Shefi i shtabit të forcave të armatosura, gjenerali Mohammad Bagheri tha se Irani do të godasë infrastrukturën izraelite nëse ndërmerr ndonjë veprim kundër territorit iranian, transmeton Telegrafi.

“Nëse regjimi sionist, që është çmendur, nuk përmbahet nga Amerika dhe Evropa dhe synon të vazhdojë krime të tilla, ose të bëjë ndonjë gjë kundër sovranitetit apo integritetit tonë territorial, operacioni i sontëm do të përsëritet me përmasa shumë më të larta dhe ne do të godasim të gjithë  infrastrukturën”, shtoi ai.

Gjenerali Bagheri tha se Irani nuk shënjestroi civilët izraelitë në sulmin e tij, pavarësisht se ishte “plotësisht i realizueshëm”.

Në anën tjetër, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani ka gabuar rëndë – duke u zotuar të hakmerret për sulmin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Besa Ismaili Dje ishte hera e parë që nuk përkujtova…