Irani mund të sulmojë brenda 24 deri në 48 orëve të ardhshme
Ushtria izraelite ka kaluar në gatishmëri të plotë, nga frika e një sulmi të Iranit, si kundërpërgjigje për vrasjen e liderit të Hamasit, Ismail Hanyeh në mesin e javës së kaluar.
Ndërkohë Izraeli po konsideron nisjen e një sulmi parandalues për të penguar Iranin nëse do të vihej në dijeni për prova të pakundërshtueshme se Teherani po përgatitet të nisë një ofensivë. Më herët, kryeministri Benjamin Netanyahu thirri shefat e sigurisë për një takim, lidhur me zhvillimet e fundit.
Edhe aleatët e Izraelit mendojë se Irani së bashku me Hezbollahun mund të sulmojnë brenda 24-48 orëve të ardhshme. Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken e deklaroi këtë gjë në takimin e G7, teksa SHBA ka afruar disa luftanije në rajon nëse situata përshkallëzohet.