Irani ofron 80 mijë dollarë për secilën viktimë në aksidentin ajror të 8 janarit

03 shkurt 2020 | 11:21

Irani ka ofruar 80 mijë dollarë për secilën viktimë në aksidentin ajror të 8 janarit.

Mirëpo Ukraina kërkuar nga Irani një dëmshpërblim më të madh për viktimat.

“Sigurisht, jeta e njeriut nuk mund të matet me të holla, por ne do të bëjmë përpjekje për më shumë dëmshpërblime për familjet e viktimave”, ka deklaruar presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy.

Forcat e mbrojtjes ajrore të Rojeve Revolucionare të Iranit e rrëzuan aeroplanin e kompanisë “Ukraine Airlines” disa minuta pas ngritjes në qiell, duke lënë të vrarë 176 persona.

Irani u shpreh se e rrëzoi aksidentalisht aeroplanin civil dhe premtoi se do t’ia dorëzojë Ukrainës kutitë e zeza për t’i analizuar.

Presidenti ukrainas ka thënë se Irani ende nuk i ka dorëzuar kutitë e zeza, ndërkohë që zyrtarët iranianë deklaruan se specialistët ukrainas do të udhëtojnë në Teheran për të bërë analizat e kutive.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka komentuar për…