Irani paralajmëron SHBA-në për dërgimin e armëve në Izrael
Irani paralajmëroi SHBA-në për pasojat e dërgimit të armëve në Izrael, duke thënë se kjo do ta ndërlikonte më tej situatën në Gaza, sipas gazetës shtetërore të lajmeve të Iranit Tasnim.
“Mbështetja e gjerë e Shteteve të Bashkuara, përfshirë dërgimin e armëve dhe municioneve për regjimin sionist, konsiderohet si pjesëmarrje e qeverisë amerikane në krimet e regjimit sionist.
Kjo e ndërlikon më tej situatën në Gaza”, tha të premten shefi i shtabit të Forcave të Armatosura iraniane, gjeneralmajor Mohammad Bagheri gjatë një bisede telefonike me ministrin e Mbrojtjes të Turqisë, Yasar Guler, shkruan CNN.
Bagheri tha gjithashtu se nevojiten “veprime serioze” për të parandaluar krimet e luftës dhe bëri thirrje që ndihma humanitare të dërgohet në Gaza.