Irani pranon t’i dërgojë kutitë e zeza të aeroplanit në Ukrainë
Irani do t’i dërgojë në Ukrainë kutitë e zeza të aeroplanit të pasagjerëve ukrainas që ushtria e tij e rrëzoi në fillim të këtij muaji, njoftoi të shtunën agjencia e lajmeve Tasnim.
Autoritetet iraniane janë gjithashtu të përgatitur që të pranojë ekspertë nga Franca, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara për të shqyrtuar të dhënat nga kutitë.
176 personat në aeroplan vdiqën kur fluturimi i Aeroplanit Ndërkombëtar të Ukrainës u rrëzua më 8 janar menjëherë pas ngritjes nga Teherani gjatë rrugës për në kryeqytetin ukrainas Kiev.
“Me përdorimin e ekspertizës së vendeve të Francës, Kanadasë dhe Amerikës do të përpiqemi të lexojmë [regjistruesin e të dhënave të fluturimeve] në Kiev”, ka thënë Hassan Rezaifar, një drejtor përgjegjës për hetimet e aksidenteve në Organizatën e Aviacionit Civil të Iranit.