Irani regjistron numrin më të lartë ditor të vdekjeve nga Covid-19

21 korrik 2020 | 14:14

Në Iran, 229 persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të kaluara si rezultat i koronavirusit, që paraqet shifrën më të lartë ditore të viktimave që nga shfaqja e virusit në vend.

Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë, Sima Sadat Lari, ka deklaruar se në 24 orët e kaluara në vend janë regjistruar 2 625 raste të reja, me çka bilanci i të infektuarve deri më tani ka arritur në 278 828, ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar në 14.634.

Lari theksoi se deri më tani janë shëruar 242 351 persona, ndërkohë që 3 589 pacientë janë në gjendje kritike.

Ajo ka deklaruar se deri më tani në Iran janë kryer 2 201 958 teste të dyshuara për COVID-19.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka pritur në…