Irani shënon 40-vjetorin e krizës me pengje
Irani shënon sot 40-vjetorin e pushtimit të ambasadës amerikane në Teheran dhe të krizës pasuese me pengje, që ka zgjatur 444 ditë.
Tubimet, e sponsorizuara nga shteti, nisën në afro 1 000 qytete.
Në Teheran, pamjet televizive treguan turma njerëzish përreth ish-ambasadës, së cilës i është dhënë emri “çerdhe spiunësh” qysh pas Revolucionit Islamik të vitit 1979.
Sipas agjencisë së lajmeve Fars, pjesëmarrësit po brohorisin slogane kundër Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit.
Më 4 nëntor të vitit 1979, studentët iranianë kanë sulmuar ambasadën amerikane në Teheran, duke marrë pengje 52 amerikanë, të cilët i kanë mbajtur për 444 ditë.
Kjo ka ndodhur pasi Uashingtoni ka refuzuar të dorëzojë shahun e përmbysur të Iranit, Mohammad Reza Pahlavi, për gjykim në Iran.
Që atëherë, dy vendet nuk kanë marrëdhënie diplomatike.
Përvjetori këtë vit vjen në kohën e tensioneve të rritura midis Iranit dhe SHBA-së, që kanë pasuar tërheqjen e presidentit amerikan, Donald Trump, nga një marrëveshje bërthamore me Iranin dhe rikthimin e sanksioneve amerikane kundër Republikës Islamike.