Irani tërhiqet pjesërisht nga marrëveshja bërthamore
08 maj 2019
| 11:50
Irani është tërhequr pjesërisht nga marrëveshja bërthamore me fuqitë e mëdha nënshkruar në vitin 2015.
Presidenti iranian Hasan Rohani ka thënë se motivi kryesor i këtij vendimi është tërheqja vitin e kaluar e Shteteve të Bashkuara.
Ai po ashtu kritikoi vendet evropiane se nuk kanë përmbushur premtimin për të kompensuar dëmet që i kanë shkaktuar Teheranit, sanksionet e reja amerikane.
Rohani ka deklaruar se vendi i tij do t’i rikthehet pasurimit të uraniumit brenda 60 ditëve, nëse nga ndërkombëtarët nuk ka asnjë reagim.
Vendimi erdhi një ditë pasi Shtetet e Bashkuara dërguan një aeroplanmbajtëse në ujërat e Gjirit.