Irani thotë se do të ndërtojë bombë bërthamore nëse kërcënohet

09 maj 2024 | 08:38

Një këshilltar i udhëheqësit suprem të Iranit ka thënë se vendi do të duhet të ndryshojë qëndrimin e tij ushtarak kundër ndërtimit të një arme bërthamore, nëse vendi përballet me kërcënime ekzistenciale.

“Ne nuk kemi asnjë vendim për të ndërtuar bombë bërthamore, por nëse ekzistenca e Iranit kërcënohet, nuk do të ketë zgjidhje tjetër veçse të ndryshojmë doktrinën tonë ushtarake”, tha Rrjeti i Lajmeve Studentore iraniane të enjten, raporton Aljazeera.

Në fillim të viteve 2000, Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, nxori një fetva që ndalonte zhvillimin e armëve bërthamore, duke thënë se është “haram” ose e ndaluar në Islam.

Por në vitin 2021, ministri i atëhershëm i inteligjencës iraniane tha se presioni perëndimor mund ta shtyjë republikën islamike të kërkojë armë bërthamore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e PDK-së, njëherësh anëtarja e Komisionit për Punë të…