Irina e lumtur pas ndarjes nga Bradley (Foto)
26 qershor 2019
| 11:37
Irina Shayk është në gjendje shumë të mirë shpirtërore. Modeluesja 33-vjeçare është parë e lumtur duke kaluar kohë me nënën e vet, të hënën në Nju Jork.
Nëse nuk e dini, pak kohë më parë Irina është ndarë nga i dashuri i saj Bradley Cooper.
Aktori së fundmi është parë duke e vizituar modeluesen në apartamentin e saj, disa ditë pas lajmit për ndarjen e tyre. Ata kanë së bashku një vajzë.