Irina i kthehet punës pas ndarjes nga Bradley
11 qershor 2019
| 11:29
Irina Shayk i është kthyer punës pas ndarjes nga i dashuri i saj Bradley Cooper. Modeluesja 33-vjeçare po qëndron në Islandë për një set fotografik menjëherë pasi u publikua lajmi për ndarjen.
Irina ka shpërndarë në rrjetin social në “Instagram” një fotografi me ekipin, duke etiketuar markën e veshjeve italiane “Falconeri”. Irina dhe Bradley ishin në lidhje për katër vjet. Ata kanë një vajzë dyvjeçare me emrin Lea.