Irina Shayk flet pas ndarjes me Bradley Cooperin
29 janar 2020
| 11:36
Përkundër faktit se marrëdhënia e tyre nuk funksionoi, Irina Shayk ende ndihet “shumë me fat” që ka qenë në lidhje me Bradley Cooper.
Në numrin e ri të revistës “British Vogue”, modeluesja 34-vjeçare, e cila u nda nga Cooperi, 45-vjeçar, pas katër vjetësh bëri disa komente të rralla dhe reflektuese për marrëdhënien e tyre.
“Unë mendoj se kemi qenë shumë me fat që e përjetuam atë që kishim me njëri-tjetrin”, i ka thënë Shayk revistës.