Irina Shayk, mami me kohë të plotë
13 shtator 2018
| 11:20
Ndërkohë që Bradley Cooper është shumë i zënë me promovimin e filmit “A star to born”, Irina Shayk po bën rolin e nënës me kohë të plotë.
Modelja 32-vjeçare është fotografuar duke i dhënë një puthje vajzës së saj Lea De Seine. Modeluesja ruse dukej e mrekullueshme, veshur me të zeza dhe pa make-up. Lea, vajza e saj dhe Bradley Cooper, dukej mjaft e lumtur në krahët e së ëmës.