Irina Shayk pushton tapetin e kuq me Donatella Versacen (Foto)

03 shtator 2018 | 13:47

Irina Shayk dhe Donatella Versace kanë dominuar tapetin e kuq në 75-vjetorin e Venice Film Festival.

Donatella është një ikonë e modës dhe njihet për stilin e saj të jashtëzakonshëm pasi zotëron shtëpinë luksoze të modës Versace.

Ajo ka siguruar vëmendjen e të gjithëve në premierën e filmit “A Star Is Born” që luhet nga Lady Gaga dhe Bradley Cooper.

Stilistja e famshme 63-vjeçare dukej mahnitëse e veshur me një fustan të kuq, e cila shoqërohej nga modeluesja Irina Shayk.

Irina dukej si një rreze dielli në festival e veshur me fustan ngjyrë ari që i vuri në pah forma perfekte trupore.


Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, e ka cilësuar dollarin…