Irlanda Veriore liron 200 të burgosur

31 mars 2020 | 10:10

Irlanda Veriore ka njoftuar se do t’i lirojë 200 të burgosur për shkaqe sigurie në kohën kur vendi po përballet me koronavirus.

“Në mënyrë që ta menaxhojmë krizën me të cilën po përballemi, është thelbësore që tashmë të ndërmarrim veprime për ta zvogëluar numrin e njerëzve në burgje”, tha ministrja e Drejtësisë, Naomi Long, duke shtuar se “tani është e nevojshme të lirohen disa të burgosur”.

Kriza shëndetësore e koronavirusit që goditi Britaninë e Madhe me 20 000 të infektuar dhe 1 228 të vdekur “na detyron të ndërmarrim veprime që ishin të imagjinueshme disa javë më parë”, shpjegoi ajo.

“Lirimi i një të burgosuri para se ta vuajë dënimin e tij” është “në kundërshtim me sistemin e drejtësisë dhe do t’i shqetësojë viktimat dhe familjet e tyre”, tha ministrja Long, por shtoi se “nuk ka asnjë alternativë”.

Sidoqoftë, duke pasur parasysh pandeminë, është një “fazë e arsyeshme dhe e përshtatshme për sigurinë dhe shëndetin e punonjësve”.

Nga 1 521 të burgosur, të paktën 200 do të lirohen në tre muajt e ardhshëm. Ata që janë të dënuar për vrasje, terrorizëm, përdorim të eksplozivëve ose dhunë në familje do të përjashtohen nga kjo masë.

Të burgosurit e liruar duhet të respektojnë shtetrrethimin dhe nuk do të lejohen të kontaktojnë viktimat ose të kontaktojnë mediat, në të kundërtën do të kthehen menjëherë në burg, transmeton KosovaPress.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rihanna dha për British Vogue një nga intervistat e para…