Irlandezët i thonë jo ndryshimeve kushtetuese
Votuesit në Republikën e Irlandës kanë votuar me shumicë dërrmuese kundër ndryshimit të Kushtetutës irlandeze.
Propozimet për të ndryshuar formulimin në kushtetutë për të përfshirë familjet që nuk bazohen në martesë u mposhtën me 67.7% të votimit “kundër”.
Një ndryshim i dytë i propozuar në formulimin rreth rolit të gruas në shtëpi u mposht me një diferencë edhe më të madhe me 73.9% të votuesve që e refuzuan atë. Kjo ishte përqindja më e lartë e votës kundër ndonjëherë në një referendum irlandez.
Rezultati i parë i shpallur të shtunën në mbrëmje ishte referendumi familjar.
Më së shumti vota ‘jo’ erdhën nga Donegal, ku 80% votuan jo për familjen dhe 84% votuan jo për kujdesin.
Vetëm Dún Laoghaire, në jug-lindje të Dublinit votoi ngushtë në favor të ndryshimit të përkufizimit të familjes.
Pas një pritjeje të gjatë, Waterford ishte zona e fundit elektorale që deklaroi rezultatin e saj për nreferendumin e kujdesit.
Në referendumin e kujdesit, për rolin e gruas në shtëpi, 1,114,620 persona votuan kundër, krahasuar me 393,053 votues po, ose 26,07% të totalit.
Kryeministri i Irlandës Leo Varadkar ka thënë se është e qartë që të dy amendamentet ishin “të mposhtur tërësisht me një pjesëmarrje të respektueshme”.
Sipas tij qeveria irlandeze e pranoi rezultatin dhe do ta “respektojë plotësisht”.
“Si kryetar i qeverisë dhe në emër të qeverisë, ne pranojmë përgjegjësinë për rezultatin”, tha ai. Ishte përgjegjësia jonë të bindnim shumicën e njerëzve që të votonin “Po” dhe qartë dështuam ta bënim këtë”.
Në referendumet që u mbajtën të premten kishte një pjesëmarrje prej 44.4%.
Kjo krahasohet me një pjesëmarrje prej 64.1% për një referendum mbi ligjet e abortit në 2018.