Irma Konjusha, MVP në Superligën e Femrave

16 nëntor 2021 | 13:11

Në javën e gjashtë të Superligës së Femrave skuadrat favorite kanë shënuar fitore. Takimi më interesant ishte ndërmjet Bashkimit dhe Vëllaznimit që përfundoi 76:68.

Basketbollistja më e mira në parket ishte Irma Konjusha me 22 pikë, pesë kërcime dhe nëntë asistime, duke u zgjedhur edhe MVP e xhiros së gjashtë. Irma u ndihmua nga Era Shatri me 17 pikë, 17 kërcime dhe katër asistime.

Penza shënoi fitore bindëse ndaj Trepçës me rezultat 89:58, ku basketbollistja më e dalluar ishte si zakonisht Rael Whitsitt me 26 pikë, 18 kërcime, 10 asistime dhe tetë topa të vjedhur.

Fitore edhe më bindëse shënoi Prishtina ndaj Kastriotit me rezultat 26:143. Basketbollistet vendase Arbnore Përquku dhe Kosumi u dalluan në këtë përballje. Pëquku kishte 24 pikë, pesë kërcime dhe shtatë asistime, ndërsa Kosumi shtoi 22 pikë, 11 kërcime dhe katër asistime.

Top 5 e javës së gjashtë: Irma Konjusha dhe Era Shatri të Bashkimit, Rael Whitsitt e Penzës, Arbnore Përquku dhe Sumeja Kosumi të Prishtinës.

 

Mund të jetë një imazh i 4 persona dhe teksti

 

Mund të jetë një imazh i 5 persona dhe teksti që thotë "TOP5 EVI JAVA IRMA KONJUSHA 22 PIKë, KERCIME, 9 ASISTIME ERA SHATRI CON 18 PIKë, 17 KERCIME, ASISTIME LIGA FEMRAVE RAEL WHITSITT 26 PIKE, 18 KERCIME, 10 ASISTIME ARBNORE PERQUKU 24 PIKE, KERCIME, ASISTIME KOSOVA SUMEJA KOSUMI 22 PIKë, 11KERCIME, ASISTIME"

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sërish ka komentuar rezultatin e…