Irving nuk largohet nga Brooklyn Nets
28 qershor 2022
| 11:40
Ylli i Brooklyn Nets, Kyrie Irving lidhej me një kalim të mundshëm te skuadra e LA Lakers, por duket se pak ka të vërtetë nga ato spekulime.
Sipas raportimeve të fundit nga Shams Charania, ylli i Nets do të shfrytëzojë opsionin e tij për 37 milionë dollarë. Lojtari mund ta bëjë këtë duke qëndruar te Nets edhe në sezonin 2022/23.
Irving po anashkalon të gjithë skenarët e mundshëm për të përmbushur kontratën e tij katërvjeçare me Nets. Kyrie nuk ka pasur angazhimin maksimal në sezonet e fundit edhe si pasojë e pandemisë.