Irving, pas përjashtimit për vaksinë: S’kam bërë asnjë krim

15 tetor 2021 | 12:12

Basketbollisti Kyrie Irving është vënë shpesh në shënjestër ditët e fundit pas vendimit që ka marrë për të mos marrë vaksinën kundër Covidit.

Lojtari i Brooklyn Nets në NBA është pezulluar nga skuadra e tij, pasi ai nuk do të mund të luante në gjysmën e takimeve të sezonit të rregullt. Për herë të parë ai ka komunikuar me mediat: “Unë jam pranë atyre personave që mendojnë në atë që është më e drejtë për ata. Çdo person ka të drejtën të bëjë atë që ai mendon se është më e mira për vetë atë. Është e trishtë ta shohësh botën sot, me njerëz që humbasin vendin e tyre të punës për shkak të një urdhri për t’u vaksinuar me detyrim”.

“Kjo çështje nuk ka lidhje me vaksinimin tim apo jo. Bëhet fjalë për atë që më bën mua të ndihem më mirë. Me vaksinimin ndihem i pasigurt. I di pasojat e këtij vendimi që po marr për jetën time. Janë kohë të çmendura, por unë nuk i kam bërë keq askujt, nuk kam kryer asnjë krim”, ka deklaruar Irvingu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori dhe përfaqësuesi i Francës në Këshill të Sigurimit, Nicolas…