Irvingi dhe Haywardi rikthehen nga lëndimet
29 gusht 2018
| 12:29
Kyrie Irving dhe Gordon Hayward janë rikthyer nga lëndimet dhe janë gati për edicionin ri në NBA.
Të dy këta basketbollistë u dëmtuan në fundin e sezonit të rregullt dhe mungesa e tyre ndikoi shumë te skuadra e Celticsit, që ishte pretendente për titull në Konferencën e Lindjes. Madje Bostoni ishte në krye të renditjes për një kohë të gjatë, por mungesa e lojtarëve më të mirë në fund ndikoi te rezultatet në fushë.