Irvingi e fton LeBronin të shkojë te Dallasi

16 qershor 2023 | 13:08

I transferuar në shkurt te skuadra e Dallas Mavericks, basketbollisti Kyrie Irving po përpiqet të sjellë në Teksas edhe katër herë kampionin e NBA-së, mikun e tij LeBron James.

Lajmin e konfirmojnë mediet amerikane, që shtojnë se Irving ka biseduar me “king James” për ta bindur të ndryshojë fanellë pas deklaratës së tij se mund të tërhiqet nga sporti.

Përveç kërkesës për ta sjellë te Dallasi, Irving është përpjekur të kuptojë edhe planet që ka LeBron për të ardhmen. Një lëvizje disi e papritur kjo e Irving, që nga 1 korriku do të jetë lojtar i lirë (free agent) dhe mund të ndryshojë skuadër. Disa herë është përfolur që LeBron James e ka kërkuar Kyrie Irving te Lakersat, ndaj kjo ide nuk është ende e pamundur për t’u realizuar.

Pritet që Lakersat të ofrojnë te Dallas Rui Hachamura, Jarred Vanderbilt e ndonjë tjetër për ta realizuar këtë transferim dhe kënaqur kapitenin.

LeBron James ka një kontratë deri në vitin 2025 me Lakersat, por pas një viti mund të bëhet lojtar i lirë. Me fanellën e Lakersve ai fitoi një titull (2020), ndërkohë që këtë sezon shkuan deri në finalet e “play-off”-it në Konferencën e Perëndimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dëshmitari i tetë në gjykimin kundër ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare…