Irvingu: Kur të jem 38-vjeçar do ta shëtis botën dhe do t’u mësoj të tjerëve të luajnë basketboll

03 gusht 2022 | 16:37

Basketbollisti i Brooklyn Netsit, Kyrie Irving, ka befasuar me deklaratën e tij. Ai ka deklaruar se nuk do të luajë përgjithnjë në NBA dhe se ka plane dhe ide të qarta se çfarë do të bëjë pasi ta lë basketbollin.

“Jam në sezonin  tim të 12-të në kampionatin më të mirë në botë në basketboll dhe vazhdoj të përmirësohem. Kur të jem 38-vjeçar do të kem kohë të reflektoj për karrierën time”, ka thënë Irving, 30 vjeç, një nga yjet e NBA-së.

“Deri në atë moshë do të vazhdoj të luaj dhe të shijoj çdo moment në NBA. Nuk do të tërhiqem në atë moshë, por kur të jem 38 vjeç do ta shëtis botën dhe do t’u mësoj të rinjve se si të luajnë ashtu sikurse më kanë mësuar mua”, ka shtuar Irvingu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
04.08.2022 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Pejë 1.…