Isa Mustafa duhet ta lirojë pozitën e kryetarit të partisë
21 dhjetor 2020
| 08:02
Deputeti i LDK-së, Fatmir Rexhepi, ka thënë se është koha që lideri i Lidhjes Demokratike, Isa Mustafa, ta lirojë pozitën e kryetarit të subjektit.
Ai ka thënë se thirrja e tij vjen për shkak të gjendjes shëndetësore të Mustafës.
Sipas Rexhepit, duhet që në LDK të ketë reformim të lidershipit.
“Thirrja ime ka qenë të kemi një Kuvend për shkak të kufizimeve shëndetësore që ai (Mustafa) ka. Ta vlerësojë a është koha ta lë (pozitën e kryetarit). A është që të ketë një reformim të lidershipit. Ky është mendimi im. Nëse e vlerëson LDK-ja, nëse nuk e vlerëson, vijnë zgjedhjet dhe e provojmë”, ka thënë Rexhepi për Reporterin.