
Isa Mustafa jep dorëheqje nga posti i kryetarit të LDK-së
15 shkurt 2021
| 14:23
Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa ka dhënë dorëheqja nga posti i kryetarit të partisë.
Burime të “Epokës së re” kanë thënë se Mustafa ketë vendim e mori gjatë mbledhjes së Kryesisë së LDK-së.
Pas pak pritet që LDK-ja të konfirmojë zyrtarisht dorëheqjen e Mustafës nga pozita e kryetarit.
Dorëheqja e Mustafës vjen pas rezultatit të dobët të LDK-së në zgjedhjet e 14 shkurtit.
LDK-ja në këto zgjedhje ka marrë rreth 13 për qind të votave.
Ky rezultat i dobët i LDK-së vjen edhe pas largimit të Vjosa Osmanit, e cila në zgjedhjet e 14 shkurtit ka qenë e përfshirë në listën e Lëvizjes Vetëvendosje.