Isa Mustafa ka një mesazh: LDK-ja e ka vetëm një zgjidhje, e ka LDK-në dhe Kosovën

24 mars 2020 | 22:14

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka thënë se LDK-ja ka proceduar mocionin e votëbesimit ndaj Qeverisë Kurti. Ai ka shtuar se LDK-ja nuk deshi të vepronte kështu, por këtë e zgjodhi vetë kryeministri Kurti.

Mustafa, në një komunikatë për medie, ka theksuar se subjekti i tij nuk i ka dy zgjidhje, Thaçin dhe Kurtin. Sipas tij, LDK-ja ka një zgjidhje të vetme, e ajo është LDK-ja dhe Kosova.

Mesazhi i kryetarit Mustafa:

Të nderuar anëtarë të Kryesisë, deputetë dhe kryetarë të degëve,

LDK ka proceduar me mocion votëbesimi ndaj Qeverisë Kurti.

LDK dhe Kryesia e saj nuk e ka zgjedhur kohën e Coronavirusit për të hapur këtë proces, por e zgjodhi Kryeministri Kurti me sjelljet dhe veprimet e tij arbitrare dhe me shkeljen e Marrëveshjes qeverisëse.

Njerëzit e LDK-së pritet ta duan dhe ta respektojnë LDK-në.

LDK nuk ka dy zgjidhje, Thaçin apo Kurtin, siç po shprehen disa. Por e kanë një zgjidhje. E kanë vetëm LDK-në dhe Kosovën.

LDK nuk mburret që është unike vetëm kur ndanë pozita, por edhe kur sfidohet, pra kur duhet të solidarizihet me veprimtarët e saj që padrejtësisht atakohen, shpallen tradhëtar dhe etiketohen nga ata që shpresuam se do të qeverisim bashkë.

Prandaj unë ju apeloj që ju që e duani LDK-në të jeni me LDK-në dhe me vendimet e saj.

Nuk është e natyrshne që dikush të jetë me LDK-në dhe kundër vendimeve të LDK-së. Kjo sjellje duhet të marrë fund./Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Polemika mes Rexhep Selimit dhe Agim Veliut janë zhvilluar në…