Isa Mustafa mbajti takim me kryetarët degëve të LDK-së, kërkon zgjedhje të reja
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka mbajtur takimin me kryetarë të shkojë në zgj.
Sipas një njoftimi të kësaj Partie, të gjithë kryetarët e degëve mbështetën qëndrimin e kryesisë së LDK-së, se institucionet nuk kanë legjitimitet dhe vendi është në krizë institucionale.
“Të gjitha degët e LDK-së e konfirmuan qëndrimin se procesi i dialogut nuk mund të udhëhiqet nga institucione jolegjitime dhe përtej kompetencave kushtetuese. LDK-ja pra është e gatshme të udhëheqë këtë process të rëndësishëm pas legjitimimit qytetarë në zgjedhjet e reja”, është thënë në njoftimin e LDK-së.
Më tej thuhet se “Për Lidhjen Demokratike të Kosovës, partinë që ka projektuar dhe ka themeluar shtetin e Kosovës, secili proces i pakushtëzuar ndaj rendit tonë kushtetues përbën naivitet politik të rrezikshëm dhe është skajshmërisht i dëmshëm për pozicionin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës”.
Në këtë njoftim bëhet me dije se LDK-ja do të punojë në terren për t’u përgatitur për zgjedhjet e ardhshme të cilat do të nxjerrin një qeveri legjitime.