Isa Mustafa: Qeveria të ketë kujdes nga “non papers”

07 maj 2021 | 17:51

Kanë kaluar më shumë se një muaj prej kur Albin Kurti u emërua si shef qeverie për herë të dytë. Ndonëse vazhdimisht ka pasur shprehje kritikash ndaj tij është ish kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, që thotë se nuk mund të japë vlerësim për punën e kësaj qeverie, sepse sipas tij koha është shumë e shkurtër prej kur është formuar.

Në një intervistë për KlanKosova.tv Mustafa ka thënë se dialogu me Serbinë gjithmonë ka qenë i vështirë dhe Qeveria e Kosovës duhet të përgatitet kundër disa “non-papers” që kanë qarkulluar kohëve të fundit.

“Dialogu ka qenë dhe do të jetë i vështirë. Sidomos për partinë në pushtet, e cila e ka kundërshtuar këtë proces e tani e ka radhën të bëhet pjesë e tij. Sa u përket “non papers” ato nuk duhet të neglizhohen. Duhet të përgatitet Qeveria kundër tyre, sepse mund t’u shtrohen si “papers” në tavolinë të bisedimeve ose në zyrat e ndonjë shteti të fuqishëm evropian”, ka deklaruar Mustafa.

Mustafa ka folur edhe për punën që po e bëjnë partitë opozitare, dallimin në mes qeverisjes së përbashkët në mes VV-LDK dhe Qeverisë Kurti 2 e deri tek situata me pandeminë COVID-19 dhe mos sigurimi i vaksinave nga shteti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në konferencën për media pas…