Isa Mustafa refuzon të jetë mandatar për kryeministër
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pritet që gjatë ditës të sotme t’i dërgojë LDK-së letrën në të cilën ia kërkon emrin e kandidatit për ta nominuar për kryeministër për të formuar për qeverinë e re. Po për ta caktuar këtë emër, LDK-ja ka mbledhur sot kryesinë e vet, e cila pritet të vendosë se kush do të jetë kandidat.
Kreu i kësaj partie Isa Mustafa nuk ka pranuar propozimin që ai të jetë mandatar për kryeministër. Tani është duke u diskutuar për emra të tjerë dhe, pasi të vendoset, kryesia këtë emër do t’ia dërgojë Këshillit të Përgjithshëm të partisë, që ta votojë si mandatarin për formimin e qeverisë së re të koalicionit LDK-AAK-Nisma.
Emrat që janë duke u diskutuar aktualisht për t’u mandatuar për këtë post janë: Avdullah Hoti, Lutfi Haziri dhe Kujtim Shala.