Isa Mustafa: Të barbarta shanset e krijimit të qeverisë së re me zgjedhjet e reja

08 mars 2025 | 18:45

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka folur për zgjedhjet e 9 shkurtit dhe për rezultatin që ka dalë nga kutitë e votimit. Duke parë zhvillimet politike, Mustafa ka thënë se shanset për krijimin e një Qeverie të re që i duhet Kosovës pothuajse janë të barabarta me shanset për shkuarjen në zgjedhje të reja.

“Ndoshta po tregohem pesimist, por mendoj se shansi për të formuar një qeveri stabile, të nevojshme për Kosovën, duket i barabartë me shansin për të shkuar në zgjedhje të reja”, ka thënë Isa Mustafa për “Blic”.

Mustafa tutje ka dkelaruar se asnjë parti politike nuk ka një iniciativë konkrete që çon në formimin e qeverisë, ku thotë se më shumë iu pëlqen të mos marrin përgjegjësi në këto ndryshime të papara gjeopolitike.

“Nuk jam në situatë të parashikoj se kush do ta bëjë shumicën e nevojshme për ta zgjedhur qeverinë, por vërej se procesi është jo i lehtë. Është një situatë gati paradoksale, në të cilën asnjë subjekt nuk ka iniciativë konkrete që qon kah formimi i qeverisë, sepse çdo kombinim duket të jetë fragjil dhe se më shumë iu pëlqen të mos marrin përgjegjësi në këto ndryshime të papara gjeopolitike”, ka shtuar ish-kreu i LDK-së, Isa Mustafa.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja e Shqipërisë është ndërtuar dhe ka arritur zenitin e…