Isa Mustafa do të dërgohet për shërim në Gjermani
Ish-kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, gjatë ditës së sotme pritet të niset drejt Gjermanisë për shkak të problemeve shëndetësore.
Lajmin e ka konfirmuar, Besnik Berisha, këshilltarë i ish-kryeministrit Mustafa.
Ai ka thënë se pas përfundimit të disa proceduarve rreth dokumentacionit, Mustafa do të udhëtojë drejtë Gjermanisë.
“Gjendja shëndetësore e zotit Mustafa është stabile në drejtim të përmirësimit. Sot, po kryhen disa koordinime me vendin pritës dhe Mustafa do të shkojë në Gjermani mënyrë që t’iu nënshtrohet disa ekzaminimeve për një diagnoze të saktë”, ka thënë Berisha.
Për shkak të gjendjes shëndetësore, këto ditët e fundit, Mustafa ka qenë i shtrirë në një spital privat në Prishtinë.
Mbrëmë më anë të një komunikate për medie, Qeveria e Kosovës theksoi se i ofron mbështetje Mustafës me të gjitha ndihmat institucionale.
“Qeveria e Kosovës dhe kryeministri Ramush Haradinaj janë me familjen Mustafa për t’i ofruar mbështetjen dhe përkrahjen për shërimin e shpejt të ish-kryeministrit Isa Mustafa. Qeveria e Republikës së Kosovës do të ofrojë gjithë ndihmën institucionale për shërimin e z. Mustafa”, është thënë në komunikatën e Qeverisë.