Isa Mustafa tregon se kur do t’i kthehet aktiviteteve në parti
08 shtator 2018
| 09:50
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, pas një pauze të gjatë, për shkak të problemeve shëndetësore, tashmë i është kthyer skenës politike.
Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se ka nevojë edhe një kohë për pushim më të madh dhe për rehabilitim.
“Pjesërisht i jam kthyer skenës politike. Kam nevojë edhe një kohë për pushim më të madh dhe për rehabilitim. Po bashkërendis punët me përkrahje të madhe të bashkëpunëtorëve të mi”, ka thënë Mustafa.