
Mustafa: Vjosa Osmani duhet ta respektojë LDK-në
08 maj 2020
| 22:07
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka kritikuar nënkryetaren e partisë së tij, Vjosa Osmani.
Mustafa ka thënë se Osmani nuk e respekton LDK-në, teksa ka thënë se dëshiron që ajo të punojë pa “teke personale” si kryetare e Kuvendit të Kosovës. “Vjosa është kryetare e Kuvendit. Vazhdon ta kryejë punën. Dëshiroj që ajo punë të bëhet mirë, të mos ketë teke personale, hidhërime personale në kryerjen e atij funksioni”, ka deklaruar Mustafa në “RTV21”.
Mustafa ka folur edhe për qëndrimet e fundit të Osmanit, që kanë qenë të ndryshme nga ato të shumicës së partisë.