Isa Mustafa, Vjosa Osmanit: Nuk shkon edhe me LV-në, edhe me Ibrahim Rugovën

25 dhjetor 2020 | 16:29

Ushtruesja e detyrës së presidentes së vendit, Vjosa Osmani, të premten ka publikuar pamje të ambientit të Presidencës, ku flamuri dardan shihej teksa valëvitej afër atij të Kosovës dhe Bashkimit Evropian (BE).

Duke qenë se flamuri dardan, ishte simbol i liderit historik të LDK-së, Ibrahim Rugova, është kreu aktual i kësaj partie, Isa Mustafa, i cili në një përgjigje për “Klanin”, këtë veprim të Vjosa Osmanit e ka cilësuar si gënjeshtër folklorike.

“Flamuri dardan është ideuar nga kryetari i LDK-së, Ibrahim Rugova, kryetar i një partie politike të qendrës së djathtë-konservatore”.

“(Flamuri) nuk përfaqëson vlerat dhe idetë e majta”.

“LV-ja s’ka asnjë lidhje dhe as relacion politik me vlerat rugoviane. Nuk funksionon formula edhe me LV-në dhe idetë skajshmërisht të majta edhe me Ibrahim Rugovën dhe simbolet rugoviane”, ka thënë Mustafa.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në autobiografinë e saj, “Karta Trump: Të luash për të…