Isaiah Traylor, MVP i xhiros 9
21 dhjetor 2020
| 11:58
KB Rahoveci ka mundur KB Pejën 86:77 në derbin e xhiros së nëntë në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll.
Isaiah Traylor ishte më i dalluari te Rahoveci me 30 pikë, shtatë kërcime, gjashtë asistime, me një indeks prej 26. Traylor ka qenë njëri nga basketbollistët më të merituar të Vreshtarëve në këtë edicion, duke e ndihmuar të shënojë shtatë fitore në nëntë ndeshje.
Ndërkohë, top-5 shënuesit më të mirë të xhiros së nëntë janë: Sean Hoehn i Bashkimit me 32 pikë, Isaiah Traylor i Rahovecit me 30, Xavier Cannefax i Ponte Prizrenit me 30, Drilon Hajrizi i Pejës me 29 dhe Valon Bunjaku i Golden Eagle Yllit me 26.