Isak Neziri: Bedri Hamza, njeriu i duhur në kohën e duhur për Kosovën
Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Isak Neziri i cili garon me numrin 99 në zgjedhjet që mbahen me 9 shkurt 2025, sjell pas gati tre dekadash përvojën e tij të një ndërmarrësi të suksesshëm falë besimit të Partisë Demokratike të Kosovës që edhe mërgata të kontribojë me dijen dhe përvojën e tyre në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Në intervistën e fundit, Neziri potencon se PDK është parti që ka besuar në vlerat dhe kontributin e mërgatës, dhe ka falënderuar kryetarin e partisë Memli Krasniqin dhe kandidatin për kryeministër, Bedri Hamzën që po punojnë çdo ditë për një Kosovë që mundet ma mirë.
Isak Neziri thotë se Bedri Hamza është histori në vete dhe njeriu i duhur në kohën e duhur për të shpëtuar Kosovën nga kjo krizë momentale.
“Ky njeri unë mendoj që është histori në vete, është një njeri që vërtetë e shpëton Kosovën edhe njëherë nga kjo krizë momentale që e kemi, bashkë me miqtë tanë që na kanë ndihmuar. Unë thash edhe ma herët që Gjermania na ka pranuar dhe na ka formësuar gjithë neve, si afaristë, si individ, dhe tash ajo dijeni, apo përvojë që është marrë atje që 27 vite, falë zotit, falë programit të PDK-së, falë njerëzve që na kanë kuptu dhe na kanë ofruar mundësinë të jemi në parlament, ku unë i falënderoj partinë, edhe kryetarin e partisë tonë Memli Krasniqin”, ka thënë Neziri.
I njëjti shton se mërgata tashmë e rreshtuar me PDK-në për një Kosovë që mundet ma mirë, e ka kuptuar që kjo është rruga që duhet të ndiqet për zhvillim ekonomik dhe në të gjitha fushat.
“Ne të ngrisim zërin, të ofrojmë faktet dhe dëshmitë bindëse që i kemi të mjaftueshme për me ju tregu të gjithëve si në Kosovë si më mërgatë, që kjo është rruga përnjëmend”, përfundon Neziri.
Neziri ka kohë që është duke qëndruar në Kosovë dhe aktivitetin e tij politik të nisur nga Dega e PDK-së në Gjermani, ku është edhe kryetar i degës, tashmë po e zhvillon në vendin tonë duke u takuar me bizneset kosovare dhe duke diskutuar me të njëjtët për zgjerimin e potencialit të tyre dhe mundësitë për deportim me eksport jashtë Kosovës.
Linku i intervistës: https://fb.watch/wA2AK2ZWbP/