Isak Neziri: Drejtësia do të triumfoj por çmimi që po paguajnë sot çlirimtarët është i lartë
Veprimtari e afaristi, Isak Neziri ka reaguar pas arrestimit nga Gjykata Speciale të ish-luftëtarit të lirisë, Isni Kilaj.
“E dhimbshme të shohësh ish luftëtarin e lirisë, Isni Kilaj të arrestuar nga Gjykata Speciale pas gjithë atyre arrestimeve të pabaza që kjo gjykatë bëri me çlirimtarët.”, ka shkruar në reagimin e tij Neziri.
Reagimi i plotë i veprimtarit, Isak Neziri:
E dhimbshme të shohësh ish luftëtarin e lirisë, Isni Kilaj të arrestuar nga Gjykata Speciale pas gjithë atyre arrestimeve të pabaza që kjo gjykatë bëri me çlirimtarët.
Mungesa e transparencës së kësaj gjykate të padrejtë po dëshmohet me seancat private, larg opinionit publik.
Sigurisht, drejtësia do të triumfoj por çmimi që po paguajnë sot çlirimtarët është i lartë.
Ata nuk dorëzohen asnjëherë, ashtu siç nuk u dorëzuan kundër gjenocidit serb, duke u ballafaquar direkt me Serbinë dhe përpjekjet e saj për shfarosjen e popollit tonë autokton.
Liria ka Emër!
Isak Neziri