Isak Neziri: Ndihem i lumtur që bizneset shqiptare po rriten dhe po zgjerojnë praninë e tyre në qytetet gjermane
Biznesmeni shqiptar, Isak Neziri sot ka prerë shiritin e restorantit të ri me emrin TerNion në qytetin Chiemsee.
Neziri është ndier i privilegjuar nga të pranishmit për mundësinë e hapjes së dyerve të këtij biznesi.
Njoftimi i plotë i Nezirit në llogarinë e vet në “Facebook”:
Ndihem i priveligjuar dhe njekohësisht i nderuar, qe mu dha rasti dhe mundësia në hapjen e dyerve të një biznesi te ri.
Jam i lumtur të shoh se bizneset shqiptare po vazhdojnë të rriten dhe të zgjerojnë praninë e tyre në qytetet gjermane. Një prej këtyre bizneseve është edhe e zonjës Kumrije Lokaj, e cila disa vite më parë filloi biznesin e saj LK Chiemsee-Gebäudereinigung në fushën e pastrimit dhe mirëmbajtjes së brendshme dhe të jashtme të objekteve.
Unë personalisht, por edhe kompania efa Dienstleistung GmbH ishim këshilltarët e saj për të arritur një tjetër sukses me hapjen e biznesit të dytë në fushën e gastronomisë, duke hapur restorantin e ri me emrin TerNion në qytetin Chiemsee.
Gjatë hapjes së restorantit të saj në ditën e djeshme, kisha rastin të takohem me kryetarët/kryetaret e qyteteve përreth për të diskutuar rreth mundësive të zgjerimit të bizneseve dhe bashkëpunimit në të gjitha fushat.
Jam i kënaqur që po kam mundësinë e bashkëpunimit me biznese të ndryshme për të ndihmuar shqiptarët të bëhen pjesë e komunitetit gjerman duke ndërtuar marrëdhënie të forta dhe të vlefshme në mes të dy vendeve.