Isak Neziri në Prekaz, aty ku historia dhe qëndresa mbeten të gjalla përjetësisht
04 shkurt 2025
| 22:34
Kandidati për deputet nga PDK, Isak Neziri, ka vizituar konakun e Emin Mehës në Prekaz të Poshtëm, duke shprehur mirënjohjen dhe respektin për sakrificën e Tahir Mehës dhe të gjithë atyre që dhanë gjithçka për lirinë e Kosovës.
“Në këtë vend ku historia dhe qëndresa mbesin të gjalla përjetësisht, ne mbesim përjetë në borxh për ta bërë Kosovën më mirë dhe për ta përmbushur amanetin e tyre,” tha Neziri.
Ai falënderoi nga zemra Prekazin, duke theksuar se përkushtimi për një Kosovë më të mirë vazhdon.
#PDK131
#IsakNeziri99