Isak Neziri pritet t’i shtohet garës për deputet të PDK-së
Afaristi shqiptar, Isak Neziri, i cili deri tani ka vepruar me bizneset e tij në Bayern dhe Baden-Württemberg të Gjermanisë, ku njëherit kompanitë e z. Neziri janë aktive që nga viti 2011 edhe në Kosovë, e që viteve të fundit janë një urë lidhëse e ndërlidhjes së bizneseve të Kosovës për plasim të produkteve në tregun gjerman, është i gatshëm të jetë pjesë e kandidatëve të Partisë Demokratike të Kosovës, për deputet të ardhshëm të Kuvendit të Kosovës, në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen me 9 shkurt të vitit 2025. Neziri ishte prezent në përvjetori n e 25-të të themelimit të PDK-së, dhe u shpreh i gatshëm t’i hyj garës për deputet, nëse këtë e vlerëson kryesia e PDK-së dhe strukturat e partisë. “Po jam i gatshëm nëse më propozojnë për të qenë kandidat për deputet nga radhët e PDK-së, të jam maksimumin tim, në fushën ekonomike dhe në mbrojtjen dhe ngritjeve e çështjeve që i preokupon mërgatën tonë në diasporë”, deklaroi ndër tjera Neziri, i cili ishte optimist se nëse kandidohet do të jetë edhe fitues së bashku me PDK-në dhe me kryeministrin në ardhje Bedri Hamzën.