Isak Neziri: Qytetarët të bindur, PDK me plan konkret për punësimin e rinisë dhe grave

01 shkurt 2025 | 09:13
Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Isak Neziri ka thënë se qytetarët e vendit janë tashmë të bindur se nevoja emergjente për Kosovën janë ekonomia dhe punësimi.
 
Këtë Neziri e ka bërë të ditur në tubimin ku kanë marrë pjesë banorë të lagjes Drenasi 1, Shtrubullova dhe Çikatova e Re.
Ai ka thënë se derisa investojmë në ekonomi dhe në krijim të vendeve të reja të punës, do të krijojmë mundësi për gratë e Kosovës dhe gjithashtu për rininë. 
“Zemra mal mes njerëzve të mi të dashur nga lagjja Drenasi I, Shtrubullova dhe Çikatova e Re. Të gjithë po pajtohemi se ekonomia e punësimi është nevoja emergjente e Kosovës që ta mbajmë rininë këtu dhe krijojmë mundësi të reja për gratë”, ka thënë ai.
 
Isak Neziri është kthyer nga mërgata ku për shumë vite ka qenë njëri ndër ndërmarrësit më të suksesshëm me plane konkrete që përfshijnë sjelljen e investitorëve në vend, zhvillimin ekonomik dhe mundësi për ta mbajtur rininë në Kosovë.
 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një avion me dy motorë që transportonte një paciente fëmijë…